Sot mbushen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Vendimi ishte lexuar nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …