leoni

Haradinaj: Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010

Haradinaj: Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e cilësoi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës si historik. Para nëntë vitesh, më 22 korrik 2010 GJND shpalli verdiktin se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare. Haradinaj kujtoi se një ditë para se të shpallej vendimi për Kosovën nga ky institucion para 9 vitesh, ai kishte marrë ftesë nga Haga për procesin e dytë gjyqësor. “Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare. Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial. Për koicidencë, një ditë para vendimit të GJND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …