Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 9 vjet kur Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Zëvendëskryeministri i Kosovës, thotë se ky vendim mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtarë, duke i vulosur përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës. “Sot bëhen 9 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, vendimi i GJND-së ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …