Në Runik shtrohet Sofra tradicionale

Në Runik të komunës së Skenderajt është organizuar aktiviteti i radhës “Sofra tradicionale” me gatime tona tradicionale për nderë të bashkatdhetarëve tanë të cilët ndodhen për pushime në vendin e tyre të lindjes. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti i Parlamentit, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, shkrimtari ynë i njohur, Daut Demaku, bashkatdhetarë, asamblistë e qytetarë tjerë të shumtë. Në hapje të aktivitetit, kryetari Jashari, duke iu uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, ka thënë se këto organizime nuk mund të krahasohen me kontributin e diasporës, që po vazhdon ta mbajë gjallë ekonomikisht Kosovën dhe qytetarët e saj. Aktiviteti i Sofrës tradicionale ka vazhduar deri në orët e vona me këngë nga Ansambli Drenica dhe humor e aforizma popullor. Nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, tash e sa ditë po mbahen aktivitete kulturore e argëtuese për nderë të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë. Ditëve në vazhdim do të ketë të tjera ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …