leoni

Në Skenderaj hapet panairi i veshjeve tradicionale

Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj është hapur panairi i veshjeve tradicionale, i organizuar nga Shoqata “Drugëza” dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në të cilin po marrin pjesë gra nga Prishtina, Kaçaniku, Malisheva, Shtimja, Mitrovica, Gjilani, Drenasi dhe Skenderaj, ku përgjatë dy ditëve sa do të jetë i hapur, do të ekspozohen punimet e veshjeve tona tradicionale. Në hapje të panairit, kryetari Jashari ka thënë se këto ditë qyteti ynë është nikoqir i shumë aktiviteteve dhe ngjarjeve kulturore, argëtuese e sportive, për nderë të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje. Edhe ky panair është pjesë e aktiviteteve të organizuara, për çka jemi të lumtur që ka mbledhur shumë gra të zonja të cilat merren me punimin e veshjeve tradicionale, duke e ekspozuar artin e punës së dorës, ka thënë kryetari Jashari, duke shtuar se ky aktivitet do të shërbejë gjithashtu që gjenerata e re e shqiptarëve që ka lindur në shtetet larg Kosovës, të njihet për së afërmi me traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale. “Uroj të kaloni çaste të mira në qytetin tonë dhe tuajin! Ju lumshin duart për këto punime të mrekullueshme!”, ka uruar kryetari i Komunës, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …