NDAHET ÇMIMI “QYTETAR NDERI” PËR COURTNEY CRESHAW DHE MAXWELL GRUBER ANËTARËT E CORPUSIT TË PAQËS

Komuna e Junikut në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e dhënë në avancimin e gjuhës angleze, si dhe realizimin e projekteve të shumta në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe ambientit në bashkëpunim me shkollat në Komunën e Junikut dhe komunitetin, ndau çmimin “QYTETAR NDERI” për Courtney Creshaw dhe Maxwell Gruber. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi falënderoj qytetarët më të rinj të Junikut Courtney dhe Max për angazhimin dhe kontributin e tyre në Junik, si dhe shprehu nderin e tij personal dhe të qytetarëve të Junikut që patën mundësi të punojnë dhe bashkëjetojnë për këto vite me Courtney-in dhe Max. Në fjalën e tyre përshëndetëse para bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Junikut, Courtney dhe Max u shprehen se sa të lehtë e kishin integrimin në Junik, pasi që institucionet dhe qytetarët hapen derën dhe zemrën për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …