Zv. Kryetari Aliu priti në takim vullnetaren e Korpusit të Paqes

Hasan Aliu, zëvendëskryetar i Komunës së Vitisë dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport kanë pritur në takim Alaina Broderson, vullnetare e Korpusit të Paqes në Viti e cila është duke punuar në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti. Me këtë rast zëvendëskryetari Aliu falënderoj vullnetaren Broderson për angazhimin e saj në Viti duke potencuar se kjo komunë është e nderuar që vullnetarë të tillë po angazhohen në këtë komunë. Përndryshe në Komunën e Vitisë janë të angazhuar disa vullnetarë. Korpusi i Paqes është themeluar në vitin 1961 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, John Kennedy. Korpusi i Paqes ka ardhur në Kosovë me ftesën e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në shtator të vitit 2013. Sot janë 66 Vullnetare të Korpusit të Paqes të cilët jetojnë ne familjet nikoqire në pjesët rurale të Kosovës dhe punojnë në projektet e fushës së arsimit dhe zhvillimit të komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …