Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, e ka dënuar ashpër aktin e djegies së makinës së familjes së ministrit, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi,  ka dënuar ashpër aktin e djegies së makinës së familjes së ministrit, Memli Krasniqi,  gjatë natës së kaluar. Ai ka vlerësuar se ky akt i shëmtuar ka synuar ta terrorizojë familjen Krasniqi dhe ka qenë një mjet shantazhues për t’u zmbrapsur prej qëndrimeve dhe bindjeve politike të ministrit Krasniqi. “Ky ishte sulm me motive të qarta politike, i cili cenon hapur pluralizmin, lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Këto janë disa nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe nuk do të lejojmë askënd që t’i kërcënojë ato nëpërmjet dhunës. Unë i shpreh keqardhjen dhe solidaritetin familjes Krasniqi për ngjarjen e rëndë me të cilën janë përballur dhe i siguroj se të gjithë qytetarët e ndershëm të Kosovës e konsiderojnë atë veprim të papranueshëm dhe të dënueshëm”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …