Vitin e kaluar 12 deputetë të Vetëvendosjes iu ndan partisë për shkak të pakënaqësive të shumta. Këta deputetë dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, iu bashkuan Partisë Social Demokrate të Kaqusha Jasharit duke u vendosur në krye të saj. Pasi Ramush Haradinaj të premten dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Për këtë po pritet, vendimi i presidentit, Hashim Thaçi. Ish-deputetët e Vetëvendosjes, do të garojnë për herë të parë si PSD në zgjedhjet nacionale. Përpos, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, subjektet e tjera ende nuk kanë diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm parazgjedhor. Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se njëherë po i presin konsultimet për datën e zgjedhjeve. Ai ka theksuar se PSD ka vijë të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës. Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk ka vijë të kuqe për partinë e Albin Kurtit. Por, a do të ishte i mundur një koalicion i tillë? Nga ana tjetër, në Vetëvendosje nuk e kanë diskutuar këtë si mundësi. Përpos një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me LDK-në, Vetëvendosjen nuk ka përmendur parti tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …