Këshilli Shtetëror për Cilësi, ditë më parë mori vendim që të mos i akreditojë tri universitete publike. Ky vendim nuk u mirëprit nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, por as nga Ministria e Arsimit. Ministri Shyqiri Bytyqi, thotë se javën e kaluar kanë pranuar një raport nga ekspertë të jashtëm mbi të gjeturat në universitetet publike që nuk u akredituan, të cilin janë duke e analizuar brenda Kabinetit, por edhe Ministrisë. Kreu i Ministrisë thekson pas kësaj analize do të marrin hapat e duhur. Megjithatë ministri Bytyqi shprehet se KShC-ja është agjencion i pavarur dhe se janë të obliguar të respektojnë vendimet e saj. Thotë se përgjegjësia për mosakreditim bie mbi menaxhmentet e universiteteve gjegjëse, ndërsa thotë se punë e Ministrisë dhe Qeverisë është t’u ofrohet ndihmë, nëse ato kërkojnë një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …