Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI: Përmeti i trëndafilave, ku ndërtesa e Kongresit ishte e lyer nga jashtë dhe merimanga nga brenda

Këtë të shtunë korriku e gjeta Përmetin ashtu siç kisha dëgjuar: I njohur me emrin “Qyteti i trëndafilave”, për shkak të natyrës së bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike, Përmeti me këtë bukuri natyrore mbetet një mundësi më shumë për turistët që vijnë të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik. Quhet “Qyteti i trëndafilave”,  pasi bahçevanët nga Përmeti kanë qenë me famë në gjithë Ballkanin, madje kanë kultivuar aq shumë lloje e soje, sa që trëndafilat lulëzojnë në çdo stinë. Por përmetaret përveçse i kultivojnë trëndafilat njëkohësisht prodhojnë dhe ujë trëndafili.  Ky ujë quhet nga vendasit Ujë i bekuar pasi trëndafilin e ka bekuar zoti me bukurinë e tij të rrallë. Madje vendasit e kanë kthyer në traditë që me këtë ujë lahen dhëndri me nusen ditën e dasmës! Nga miqtë e mi në Përmet kam mësuar se asnjë parfum nuk mund të krahasohet me ujin e trëndafilave të Përmetit. Për më tej ujët e trëndafilit përdoret edhe si aromë-shije në glikotë me aq shumë famë që bëjnë nikoqiret e qytetit.

Pozicioni gjeografik

Qyteti i Përmetit është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit. Nga larg kur ecën me makinë duket si një qytet i vogël, nga shtrirja gjeografike, por i madh nga vlerat e shumta të tij historike, kulturore e natyrore. Përmeti nuk mund të mendohet pa Vjosën, lumë që rrjedh i rrëmbyeshëm nga majat e Pindit dhe i kalon poshtë këmbëve Përmetit. Pa të jeta në Përmet do të ishte e vrazhdë dhe monotone. Sa të shkel këmba në hapin e parë nga ana e djathtë është dhuratë nga natyra një gur gjigant i cili i shikon serbes vizitorët. Thjesht, përfytëroni një shkëmb 42 metra të lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katror, që është lartësuar krenar mbi themelet buzë Vjosës. Kur e ka parë Edith Duram ka thënë:” Një nga vendet më të bukura në botë!” Të jetë shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit? Ndoshta. Këtë thonë gjeologët. Por legjenda flet ndryshe: Gur perëndie.  Një shkëmb që të lë pa fjalë me madhështinë, me bukurinë, që të bën të tundohesh ta prëkësh dhe shkelësh. Një shkëmb ngjan si flamur me karaktritika aq të veçanta saqë kur ngjitesh mbi të për ta vizituar duket sikur zoti të largon çdo stres dhe të thotë : Shijoje këtë natyrë bujare! Kuzhinjeri Gëzim Bezati thotë se ky shkëmb sa ardhur si dhuratë nga qielli, për t’i dhënë emrin qytetit kaq të veçantë. Pak më tej tij, apo më  përpara janë kisha dhe xhamia që rrinë afër njëri tjetrës pothuasje ngjitur. Rruga nga kryqëzimi i Rajonit të Policisë deri në Turizëm është mbushur me pemë dhe quhet Parku “Artitidh Kolja” që mban emrin e mikut tim, Rilindësit të shquar të kohëve moderrne, arvanitasit të madh Aristidh Kolja. Rruga është e bollshme për makinat, nga një anë me disa lulishte njësh me shtëpinë e kulturës, e deri tek “Ushtari i Panjohur” simbol i luftës për liri dhe pavarësi.  Përmendorja e “Ushtarit të panjohur; një përmendore e rrallë e skulptorit të madh vendas Odise Paskali. Një përmendore që i shkon për shtat qytetit. Në qytet ndodhen ish-hotel Turizmi, Shtëpia e Kulturës që e ka mbrojtur me aq stoicizëm historiani Kastriot Bezati që të mos kalonte në pronësi të kishës pasi ka një histori të madhe. Në fund të tij ndodhet Të gjitha qytetet kanë karakteristikat e tyre në kulturë por në Përmet dallohet origjinaliteti. Në këtë qytet, çdo turist vendas apo i huaj ka mundësinë të frekuentojë shumë vende të bukura të kësaj zone si brenda në qytet, ashtu dhe jashtë tij.

Rrethinat plot variacione dhe histori kulturore

Karakteristikë tjetër e Përmetit është kultura. Në të nuk është me famë vetëm Shkëmbi që siç thotë historiani i mirënjohur Kastriot Bezati :“Ky shkëmb është i vetmi në Europë dhe shumë i rrallë në botë. Me këtë shkëmb mund ta njohësh Përmetin dhe në mes të errësirës apo në çdo lloj fotoje”, por Përmeti i ngjan një kopshti me lule gjithëvjetore. Por po kaq të bukura janë rrethinat….Në shtrirjen e tij por edhe rreth tij mund të shijosh një panoramë të mrekullueshme ku gërshetohen me njëra – tjetrën janë kanionet e Lengaricës me bukurinë e tyre, lumi i Lengaricës, Ura e Katiut prej guri me një hark të madh e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, Ura e Dashit, etj. Një tjetër karakteristikë e veçantë e kësaj zone janë dhe kishat shumë vjeçare të pozicionuara sidomos në fshatra si: Kisha e Shën Marisë, fshati Leusë, Kisha e Shën Marisë fshati Bënjë, Kisha Shën Marisë fshati Kosinë,Kisha Shën Ilia e fshatit Bual, Kisha e Shën Marisë fshati Perat, etj. Në zonën e Përmetit pikasin në mënyrë të veçantë fshatrat karakteristike me shtëpi dhe sokaqe prej guri, të cilat i japin një tjetër vlerë turistike kësaj zone, si fshatrat Kosovë, Ogdunan, Bënjë dhe Lipë e vjetër. Ujërat termale të Bënjës gjenden 14 km larg nga qyteti i Përmetit, është një monument natyror ku mbizotërojnë pesë burime nëntokësore ujore me bazë sulfurore, të cilat janë cilësuar si burime me vlera kuruese për sëmundje të ndryshme.

A ka vend për turizëm?

Sigurisht shumë, pavarësisht problemtikave të shumta kryesisht në rrugët e Frashërit dhe teqeve në atë zonë që janë aq të lakmuara nga vizitorët. Përmeti është shumë i lakuar për turizëm, është një nga ato perlat e vogla ku Edit Durham e quante qyteti më i bukur në Botë, Kosovarët kur u strehuan e quajtën ‘’Paris i vogël’’. Të tilla epitete për edukatën, kulturën, bukurinë, harmoninë e natyrës Përmeti ka marrë me bollëk,

Toleranca fetare, objektet e kultit, vlerë e shtuar e Përmetit

Nuk thuhet më kot: Do të jetosh i qetë shko jeto në Përmet! Përmeti është i njohur në mbarë botën  për harmoninë fetare. Të gjitha besimet fetare  jetojnë në një unitet dhe harmoni të pabesueshme. Asnjë vrasje, asnjë problematikë mes besimeve fetare, përkundrazi të trija besimet fetare kanë krushqi mes tyre dhe vazhdojnë të kenë. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Kuzhina Përmetare

Përmeti dallohet për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. A do të hash e të bësh qejf?/ Sofra e shtruar si për mbret,/ pastërti e për yzmet,/ të tillë gjen veç në Përmet…Pra, jo më kot, edhe Fan Noli ka veçuar Përmetin në poezitë e tij si një ndër vendet më të spikatura të Shqipërisë sidomos në traditën e tij të gatimit. Me gatime tërësisht tradicionale, e receta të trashëguara brez pas brezi ashtu si qëmoti deri në ditët e sotme gratë nikoqire përmetare kanë ditur të ruajnë në mënyrë fanatike traditën unike të kësaj zone. Të famshme për glikotë e ëmbla mbresëlënëse, për gjellët tipike shije plota, për byrekët fantastikë e zahiretë unike, gratë përmetare kanë mahnitur këdo me gatimet e tyre speciale, vendas e turistë të huaj. Personalisht jam befasuar nga gatimet e Gëzim Bezatit dhe familjes së tij. Pastërti shembullore, buzëqeshje, gatim perfekt. Djathi i vendit, përsheshi me lëng mishi dhe pulë, mishi i pjekur ngadalë në hell, në saç apo në bidon është një nga specialitetet më të shijshme dhe më të kërkuara të kuzhinës përmetare.

Qytet me kulturë të madhe ku kryesojnë të pavdekshmit vëllezërit Frashëri

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare. Kultura e qytetit dallohet nga një traditë e gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit por edhe shkrimeve të vëllezërve Frashëri mund të përmendim dhe Sejfulla Maleshovën, Bardhyl Londo, etj.. . Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore. Por nga Përmeti është dhe skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, Tefta Tashko Koço dhe këngëtarja e muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Po ndalem tek Godina historike e “Kongresit të Përmetit” e degraduar tërësisht

Kur u takova me mikun tim, historianin atdhetar Kastriot Bezati dëshirën e parë që i shfaqa ishte të më çonte tek Godina historike e “Kongresit të Përmetit”. Kjo godinë ndodhet në lindje apo në fund të qytetit. Kur u afrova nga larg godina dukej e suvatuar e lyer…Po më tej?! Dera kryesore ishte e mbyllur me një dry të madh që kishte zënë ndryshk. Dera kishte filluar të çahej vende vende. Oborri para ishte i shkretë dhe thuajse në dy faqet anësorë të godinës nuk kishte asnjë hapësirë pasi po bëheshin dy ndërtesa të reja. Por më e çuditshmja ishte se dritaret e e kësaj godine ishin të gjitha të prishura. Gjysma të hapura. Në godinë nuk kishte asnjë njeri pa le më ciceron. Godina dukej si mall pa zot. Gjysma e dritareve të lëna hapura ishin shkatërruar. Prej tyre mund të hidhje banda çfarë të dojë, shprese, mbeturina, plehra. Disa xhama dritaresh ishin të thyera. Nga aty dritare në çdo kohë me pak vështirësi mund të hyje në godinë dhe mund ta përdorje si hotel. Çuditërisht atë ditë sikundër isha dhe unë dëshirë për ta vizituar kishin dhe 5 kosovarë,  dhe disa të ardhur nga Tropoja dhe Kukësi. Të gjithë donin të shuanin kureshtjen se cila ishte Godina ku u mbajt Kongresi i famshëm i Përmetit ose Kongresi që hodhi sipas Enver Hoxhës themelet e Shqipërisë së  re demokratike e popullore. Brenda saj fluturonin zogj dhe lloj lloj insektesh. Në shumë kënde shikoje rrjeta merimange, shikoje myk dhe vatra lagështire. Brenda shikoje vetëm ato pajisje që evakuonin të kaluarën por tashmë të gërryera nga koha. Stendat ishim me shenja lagështire dhe apo pak stola dhe karrige ishin mbushur me pluhura dhe papastri që rrezet e diellit i tregonin qartë. Pra atë ditë kishin ardhur shumë për ta parë atë godinë. Kjo tregon se kjo godinë është një atraksion turistik i madh dhe me vlerë, por si duket siç heshtet për Shtëpinë e vëllezërve Frashëri heshtet dhe për këtë godinë me histori. Kjo godinë rrinë e heshtur kur njerëzit janë të interesuar për të. Kush është arsyeja që është lënë në këtë gjendje?! A nuk ka nevojë pushteti lokal që të marr disa të ardhura nga vizitorët e shumtë?! Nëse i referohemi një kronike të vitit 2017 kur Ministre e Kulturës ishte znj. Kombaro  shikojmë se në 30 Mars 2017 përfundoi suvatimi nga jashtë dhe lyerja e kësaj godine dhe u theksua se: “Godina e “Kongresit të Përmetit”, mbajtur në 24 maj të vitit 1944, në qytetin që u çlirua i pari nga pushtimi nazist, do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një takim të mbajtur në mjediset e kësaj godine, e cila sot ndodhet në një gjendje të degraduar, prezantoi projektin për restaurimin e saj me praninë e veteranëve dhe qytetarëve të Përmetit. Gjatë takimit me ministren Kumbaro, pjesëmarrësit në takim, u njohën me planin restaurues, ku dhe ndanë opinionet e tyre për të ruajtur sa më shumë nga ajo çfarë ka mbetur origjinale nga degradimi i madh përgjatë viteve që ka pësuar kjo ndërtesë. Objekti ku u zhvillua Kongresi i Përmetit ndodhet në qendër të qytetit të Përmetit. Për vlerat e mëdha historiko – kulturore që ai mbart është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së I-rë. Zgjedhja e Përmetit si vend për tu mbajtur ky kongres, nuk ishte rastësore, sepse ky ishte jo vetëm qyteti i parë i çliruar nga pushtimi nazist, por edhe për vlerat që Përmeti përfaqëson”. Por pas dy vitesh nuk është parë restaurim por degradim.

Kongresi i Përmetit dhe rëndësia e tij

Punimet e Kongresit filluan më 24 maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00. Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë.  Vendimi për thirrjen e këtij kongresi u morr më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NAÇL

 KRITERET DHE PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË DELEGATËVE

 Në rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej: “Në Kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht me votim të hapur nga 3 deri në 5 vetë për çdo komunë. Në zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve. Delegatët e Kongresit u zgjodhën nga mbledhjet e delegatëve të komunave apo të njësive të ushtrisë. Në qarkoren e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej se: “Delegatët komunalë dhe sidomos delegatët për në Kongres, duhet të zgjidhen nga radhët e militantëve dhe luftëtarëve më të provuar dhe që përfaqësojnë me të vërtetë popullin”. Në këtë mënyrë në Kongres u përfaqësua i gjithë populli, nga Jugu në Veri, nga terreni dhe ushtria, me parti dhe pa parti, nga radhët e klerit, rinia dhe gruaja. Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë.

Pse u mblodhën në Përmet?

Sepse krahina e Përmetit dhe krahinat përreth kishin një pozitë të favorshme strategjike që mund të mbrohej më mirë nga forcat partizane dhe ato popullore. Së dyti, sepse qyteti i Përmetit ishte i çliruar dhe, me këtë, duhej t’i tregohej opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se lufta e popullit shqiptar kishte kaluar nga faza e luftës partizane, në një luftë të rregullt me veprime të mëdha të bashkërenduara, kishte kaluar në fazën e çlirimit të qyteteve. Së treti, për të nderuar kujtimin e udhëheqësve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, që lindën në truallin e Përmetit, Poetin e madh Naim Frashërin, filozofin, dhe dijetarin e shquar Sami Frashërin dhe revolucionarin e madh Abdyl Frashërin.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …