Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Propzim-vendim për plotësim dhe ndryshimin e anëtarit nga radhët e Ekzekutivit, për komisionin për emërime dhe riemërime të rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike,
– Propozim-vendim për miratim të Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë,
– Raporti i Autidorit të Përgjithshëm, për vitin 2018,
– Raporti financiar i realizimit të buxhetit të Komunës, janar – qershor 2019,
– Propozim – vendim për botim të librit “Folklori në Drenicë”,
– Propozim-vendim për anulim të vendimit me nr 01/463-66,
– Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme afatgjatë,
– Propozim-vendim për shpallje të zonave në interes publik,
– Propozim-vendim për plotësim dhe ndryshim të komisionit për dhënien e pronës së paluajtshme,
– Propozim-vendim për shpallje të zonës në interes publik (ndërtimi i parkingut publik)
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë rekomanduar për votim në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale që do të mbahet në fund të këtij muaji.