Eprorët dhe luftëtarët e UÇK-së të cilët deri tani janë marrë dhe po merren në hetime nga Gjykata Speciale e Hagës

Eprorët dhe luftëtarët e UÇK-së të cilët deri tani janë marrë dhe po merren në hetime nga Gjykata Speciale e Hagës

Me fillimin e përgatitjes së aktakuzave të para, Gjykata Speciale kundër UÇK-së ka filluar hetimet ndaj ish eprorëve dhe ushtarëve, të cilët kanë marrë ftesat  për t’u paraqitur para hetuesve dhe prokurorëve të Speciales. I pari ndër ta ka qenë komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, i cili më herët është dënuar dhe është shpallur fajtor për krime lufte nga gjykata e EULEX-it.  Në vazhdim, në kohë dhe data të caktuara gjatë këtyre muajve janë ftuar në hetime edhe Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës e anëtar i SHP të UÇK-së, Sokol Bashota, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Në Hagë po qëndron për t’u marrë në pyetje edhe  kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj edhe pse dy herë më parë është shpallur i pafajshëm. Më herët ishte marrë në hetime edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, pastaj eprori, Naim Maloku. Ndër të parët e ftuar ishte edhe Sokol Dobruna, kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, pastaj  ish-shefi i Policisë Ushtarake, në Zonën Operative të Llapit, Nazif Mehmeti. Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes. Janë marrë  në hetime edhe: Lahi Brahimaj dhe Faton Mehmetaj, Rrahim Hashimi, Ismet Tara, Remzi Shala, Muhamet Krasniqi, Agim Kuçi, Sabahudin Cena, Blerim Kuçi, Bashkim Ndrecaj, Isuf Gashi, Ramiz Qeriqi, Safet Syla, Avni Ibrahimi, Naser Krasniqi, Ahmet Rrahmanaj, Imer Imeri, Flamur Hoti, Rajmonda Rreci. Spekulohet dhe përflitet se disa të ftuar të tjerë, sipas marrëveshjes me Prokurorinë dhe avokatët nuk kanë dashur të publikojnë emrat, as të tregojnë se në çfarë cilësie janë ftuar.

Në Prokurorinë e Gjykatës Speciale kanë paraqitur deklaratat e tyre edhe rreth 250 dëshmitarë të mbrojtur. Disa  prej tyre me kohë janë larguar nga Kosova, madje edhe me krejt anëtarët e familjes. Disa dëshmitarë të mbrojtur janë edhe nga disa formacione paralele të UÇK-së. Në mesin e tyre ka edhe  dëshmitarë që kanë dëshmuar në Gjykatën e Hagës dhe në gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it. Shumë prej tyre dihen me emër e mbiemër por zbulimi dhe publikimi i emrave, paraqet vepër penale, dhe ndjekje nga Gjykata, andaj këta emra për një kohë do të mbesin anonimë. Mediet në Serbi kanë bërë të ditur se janë më shumë se 750 dëshmitarë serbë, që kanë pranuar të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale,  ndërsa gjatë luftës kanë marrë pjesë në vrasjen dhe masakrimin e popullatës civile shqiptare.

Një pjesë e dëshmitarëve jo aq të panjohur për opinionin janë edhe nga radhët e një Komisioni të LDK-së

Një pjesë e dëshmitarëve jo aq të panjohur për opinionin janë edhe nga radhët e një Komisioni të LDK-së, të cilët përnjëherë pas mbarimit të luftës, kishin sajuar dosje për sikur thuhet, krimet e UÇK-së dhe ia kishin ofruar UNMIK-ut. Lidhur me vrasjet e pas luftës, janë thyer sa e sa herë heshtat me akuza e kundër-akuza mes partive politike, por ato vrasje ende trajtohen enigmatike. Gjykata Speciale kundër UÇK-së do të merret edhe me këto krime, natyrisht nëse paraqiten prova faktike.

Megjithatë, shumë medie në Kosovës kanë publikuar një vendim të LDK-së, të nëntorit të vitit të 1998 sipas të cilit formohet një komision për hulumtimin e krimeve të luftës.

Vendimi është i nënshkruar nga ish kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova.

Pjesë e këtij komisioni ishin: Eqrem Kryeziu, kryetar, Agim Krasniqi, Rexhep Gjergji, Fatmir Rexhepi, Alush Gashi, Hajzer Krasniqi, Faruk Spahiu, Ramë Maraj dhe Edi Shukriu. Ballkani.info po ashtu e ka siguruar edhe një procesverbal të njërës nga mbledhjet e këtij Komisioni. Në këtë procesverbal, citohet kryetari i Komisionit, Eqrem Kryeziu.m Ai thotë: Propozoj që të ripahën zyrat e LDK-së në të gjitha qendrat për hulumtimin e krimeve të kryera nga serbët, por edhe UÇK-ja. (Ballkani.info) 9. 1. 2019

Eprorët dhe luftëtarët e UÇK-së të cilët deri tani janë marrë dhe po merren në hetime nga Gjykata Speciale e Hagës

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …