Deputeti i PDK-së, Nait Hasani thotë se thirrja e kryeministrit, Haradinaj, në Hagë, duhet të ketë një shkak që do analizë. Ai e ka ngritë qeverinë në aspektin politik para bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo mund të kenë ndikuar që Haradinaj të ftohet nga Gjykata Speciale. “Çështja e parë që mund të ketë ndikuar në këtë drejtim është moslejimi i shkëmbimit të territoreve. Çështja e dytë është vendosja e taksës për mallrat serbe. Për mua këto janë bazat kryesore që lëkundën këtë qeveri”. Deputeti i PDK-së thotë se me taksën, shkëmbimin e territoreve dhe asociacionin e komunave serbe kjo qeveri është fuqizuar para faktorit ndërkombëtarë.
