Ish-zëdhënësi i SHP të UÇK-së, dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Secialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në Hagë. Jakup Krasniqi para nisjes për në Hagë ka deklaruar se është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara. Përkundër qëndrimit të tij të hapur kritik e kundërshtues për krijimin e kësaj gjykate, Krasniqi pati thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …