Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të projektit “Shërbime të Qëndrushme Komunale”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Alexandra Linden, menaxhere e projektit “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” nga GIZ-i Gjerman. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi në veçanti përfaqësuesit e këtij projekti janë njohur me gjendjen e përgjithshme në Komunën e Vitisë por është folur edhe mbi menaxhimin e mbeturinave, mundësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit në fushat e ndryshme si dhe rreth agjendës për hartimin e planit për menaxhimin e mbeturinave. Në takim kanë marrë pjesë edhe: Drita Dinaj, Ekspert për qeverisje komunale dhe Vjollca Behluli, Këshilltare për Qeverisje lokale. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti potencoi se çështja e ruajtës së mjedisit është një ndër prioritetet që ka vendosur qeveria komunale në Viti duke i njoftuar ato edhe me punën që ka bërë dhe po bënë komuna e Vitisë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …