leoni

Veteranët në Dukagjin reaguan kundër ndalimit të luftëtarit të lirisë, Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore

Veteranët në Dukagjin reaguan kundër ndalimit të luftëtarit të lirisë, Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore

OVL e UÇK-së në Dukagjin proteston kundër ndalimit të luftëtarit të lirisë, Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në një urdhër-arrest të Serbisë. Kjo praktikë e aplikuar edhe më herët në shtetet tjera, më së paku është dashur të ndodhë në një nga shtetet që aspiron drejt integrimeve euroatlantike.  Jemi të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin tonë. OVL UÇK degët e Dukagjinit, kërkojnë menjëherë lirimin e bashkëluftëtarit tonë Tomorit, duke apeluar që të mos përsëriten më akte të tilla. Ne i respektojmë institucionet e Maqedonisë Veriore. por vendimet e Millosheviqit nuk duhet te zbatohen nga një shtet i civilizuar thuhet në reagimin e veteranëve të Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …