Policia e Kosovës, bërë të ditur se ka arrestuar 18 persona të dyshuar për trafikim me armë gjatë operacionit policor të quajtur “Shënjestra”. Po ashtu, janë sekuestruar 57 armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme, 9 mijë fishek të kalibrit të ndryshëm, dy vetura, 10 mijë euro dhe 25 telefona celular. Operacioni policor “Shënjestra” është zhvilluar në gjashtë rajone të Kosovës, si në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren dhe Pejë, në 27 lokacione. Hetimet për këtë grup të personave sipas Policisë së Kosovës kanë zgjatur më shumë se 8 muaj, për të cilin grup, thotë se, kanë vepruar bashkërisht, ku disa prej të arrestuarve janë recidivist në vepra. Personat e dyshuar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …