Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë të ditur për mediet se deputetët opozitarë, me një vendim unanim, kanë vendosur që të mos marrin pjesë në punimet e seancës së sotme, që është edhe vazhdim i seancës së të premtes së kaluar. “Ne sot i kemi marr vendimet zyrtarisht nga Sekretariati i Kuvendit për përjashtimin e deputetëve të opozitës. E kemi parë gjithashtu që policia është vendosur nëpër hyrjet e Kuvendit për të na penguar. Ne kemi vlerësuar të mos shkojmë në këtë seancë dhe të përgatitemi për seancën e radhës”, ka thënë Ymeri. Çdo përpjekje për të hyrë në sallë do të ndalej në hollin e Kuvendit dhe ballafaqimi ynë do të bëhej me Policinë, ndërsa ne s’kemi asgjë me Policinë, por me qeverinë”, ka potencuar ai. Duke folur për protestën në shesh, Ymeri ka thënë se numri i protestuesve është shtuar nga dita e djeshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …