Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Francës në Kosovë, Didier Chabert. Ai e ka falënderuar ambasadorin Chabert për bashkëpunimin korrekt dhe të mirë me institucionet e Kosovës. “Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe me punën tuaj si ambasador ju e keni forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie tonën ndërshtetërore”, u shpreh Thaçi. Ambasadori Chabert theksoi se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. “Ne jemi në shërbim të afrimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, u shpreh ai. Thaçi dhe ambasadori Chabert biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …