Sot me një Akademi përkujtimore në një vjetorin e ndarjes nga jeta është përkujtuar veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Në fjalën e tij drejtori i radios Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi, para të pranishmeve paraqiti disa segmente të jetës se veprimtarit Adem Demaçi. Ai potencoi faktin se Adem Demaçi ishte themelues i TV Diellit, por kur e pllakosi sëmundja ajo ide mori kahje tjetër por edhe tani amaneti i tij po shkon ne vend për TV Diellin. Adem Demaçi në jetën e tij punoi për kombin e atdheun. Në këtë një vjetor na mungon fizikisht por veprat e tija janë ende për ne. Ai në tërë jetën e tij qëndrojë vertikalisht, tha ai. Kurse gjatë fjalimit të Hydajet Hysenit janë lexuar pjesë nga fjalimet e Adem Demaçit nga Shyqeri Galica dhe Xhevat Bislimi. Në fund Selatin Novosella ka prezentuar projektin për veprat e Demaçit.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …