leoni

U mbajt tryeza “Shkaqet e mundshme të zjarrit dhe zjarrëvëniet e qëllimta, rreziqet dhe pasojat ligjore”

Në Malishevë, organizuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) në Malishevë, në bashkëpunim me ICITAP (International Criminal Investigative Assistance Program) dhe Komunën e Malishevës, është mbajtur tryeza me temën “Shkaqet e mundshme të zjarrit dhe zjarrëvëniet e qëllimta, rreziqet dhe pasojat ligjore”. Në këtë tryezë, morën pjesë përfaqësues të të gjitha organeve kompetente, duke filluar nga Komuna e Malishevës, Ministria e Punëve të Brendshme, FSK-ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, ICITAP-i, dhe organet tjera kompetente. Në hapje të kësaj tryeze, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, tha se “këto tryeza na ndihmojmë të gjithë neve, që ti parandalojmë zjarrëvëniet e qëllimta dhe të mbrojmë jetën dhe pasurinë e qytetarëve, prandaj, është obligim i të gjitha organeve kompetente, që të punojmë në këtë drejtim, me qëllim të gjetjes së shkaqeve dhe eliminimit të tyre”. Më pas, në tryezë, varësisht nga përgjegjësia që kanë, lidhur me këtë temë kanë folur, komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, pastaj nga Ministria e Punëve të Brendshme, divizioni i sigurisë publike, Labinot Sadiku, i cili ka folur për strategjinë nacionale për siguri në bashkësi. Pastaj për Miran Demiri nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave dhe Aziz Telaku, komandant i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, kanë folur për shkaqet e zjarreve, intervenimet, parandalimi dhe bashkëpunimi me qytetarë. Ndërsa për bashkëpunimin në forumet e sigurisë, koordinimi, raportimi dhe pasojat ligjore, ka folur kapitenia policore Begishe Krasniqi, nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi, dhe për ndëshkimet dhe gjobat, ka folur drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati. Në fund edhe në emër të ICITAP-it, ka folur zyrtari i tyre, Eldin Buzgoviç. Në fund të kësaj tryeze, sipas moderatores së tryezës, Blerta Krasniqi, shefe e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Malishevës, gjatë kësaj tryeze, bazuar në raportime dhe fjalimet e zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, dolën këto konkluzione dhe rekomandime: Përmirësimi dhe rregullimi i infrastrukturës ligjore,  të hapet një nënstacion i zjarrfikësve në Kijevë, rritja e numrit të zjarrfikësve, vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarret si dhe planifikimi më i mirë për parandalimin e zjarreve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …