Haradinaj: Nuk ka gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në atdhe

Haradinaj: Përderisa Kosova përballet me presion ndërkombëtar për dialog kjo nuk ndodhë edhe me Serbinë e cila ka bërë krime

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka shfaqur kritikën e tij ndaj qasjes së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe udhëheqësve të saj për dialogun me Serbinë dhe proceset gjyqësore kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës ai ka përkujtuar se ka dhënë dy herë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit për shkak të procesve gjyqësore dhe kërkesave për të përballur me drejtësinë ndërkohë që autoritet e Serbisë, që kanë qenë pjesë e aparatit shtetëror të Serbisë kur ajo ka bërë krime lufte në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, qëndrojnë shumë rehat në pozitat e tyre dhe të patrazuar nga drejtësia. Kryeministri, Ramush Haradinaj ka theksuar se këto ditë, për shkak të ftesës së Gjykatës Speciale, ai dha dorëheqje për të dytën herë nga kryeministri ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ishte ministër i Sllobodan Millosheviqit i cili dihet se çfarë krime ka bërë në ish Jugosllavi por pavarësisht kësaj, kryetari Vuçiq nuk shqetësohet asnjë grimë nga drejtësia. Pra kemi një disbalancë të logjikës së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe kjo padrejtësi ndaj Kosovës duhet të marr fund. Ne nuk jemi kundër bisedimeve me Serbinë por jemi kundër krijimit të një Dodik Republike brenda Kosovës, jemi kundër ndryshimit të kufijve dhe jemi për tregti të lirë dhe heqjen e tarifës por paraprakisht duhet të ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia, ka theksuar në mes tjerash, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …