Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka thënë se është duke shikuar nga afër se si Kosova është duke u përballur me dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj. Më tutje në postim thuhet se mënyra se si e trajton Kosova këtë gjë do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet. Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …