Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli po zhvillon takime intensive mobilizuese për zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i cili është edhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli po zhvillon takime intensive mobilizuese për zgjedhjet e parakohshme. Ai është duke realizuar takime me strukturat e degëve të partisë nëpër komuna për t’u mobilizuar sa më mirë që në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen së shpejti, të kenë rezultate sa më të mira. “Zgjedhjet janë të pashmangshme. Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht e përgatitur për zgjedhjet e reja. Ne dalim në këto zgjedhje për fitore bindëse sepse, nuk ka asnjë parti më të konsoliduar se ne, nuk ka asnjë parti më të përgatitur sesa ne” ka deklaruar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në mes tjerash gjatë takimeve me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Malishevës, Rahovecit dhe Therandës.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …