leoni

Gaz lotsjellës edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte planifikuar mbledhjen e radhës me qëllim për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës dhe që ishte paraparë  të mbahej ditën e premte në orën 11:00. Për këtë qëllim në mbledhjen e kryesisë kishin marrë pjesë edhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit nga opozita. Përnjëherë pas fillimit të mbledhjes, në sallë ishte hedhur tymi lotsjellës dhe kryesia ka ndërprerë mbledhjen, në të cilën ishte paraparë të diskutohej vetëm për zgjedhjen e kryetarit të  Kosovës. Gazi lotsjellës është hedhur nga  deputetja, Aida Dërguti. Opozita në këtë mbledhje ka kërkuar  mbajtjen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike. Ndërkohë është bërë e ditur se Kryesia do të vazhdojë mbledhjen pas të krijohen kushte për punë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …