Duke komentuar debatet në mes eksponentëve të partive politike që po zhvillohen nëpër medie të ndryshme, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismes Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosova ka nevojë për njerëz që nuk shajnë, nuk mashtrojnë e as nuk gënjejnë. Popullit duhet të ju thotë JO të tillëve që ishin në politikë. Nisma Socialdemokrate distancohet nga gjuha arrogante dhe nuk i shajnë as kundërshtarët më të mëdhenj politik. Votuesi duhet t’ju thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim. Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes. Socialdemokracia është shpresa e mbetur. Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivok nga politikat e shurdhëra që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër. Lufta politike nuk duhet bërë me sharje, por vetëm e vetëm me ide e program të qartë politik, ekonomik e social, ka porositur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …