Serbët i kanë shndërruarë në deponi të mbeturinave shtëpitë e shqiptarëve të veriut të Mitrovicës prej nga i kanë dëbuar dhunshëm vite më parë. Pronarët e këtyre shtëpive janë shprehur të mllefosur me gjendjen e shtëpive të tyre të cilat përveç që janë djegur e shkatërruar nga forcat serbe, tani janë bërë deponi për hedhjen e mbeturinave. Ata kanë thënë se ndonëse deri tani ka pasur premtime të shumta nga Qeveria e Kosovës për rindërtimin e shtëpive të tyre, asgjë konkrete nuk është bërë për realizimin e këtij zotimi. U bënë mbi dy dekada që ne jemi duke jetuar në kushte minimale për jetesë në pjesën jugore të qytetit por nuk po kemi mundësi materiale që me forca tona t’i rindërtojmë shtëpitë tona dhe të bëjmë jetë dinjitetshme në pronat tona prej nga u dëbuam dhunshëm, deklarojnë banorë të shumtë që janë dëbuar dhunshëm nga forcat serbe prej pronave të tyre gjatë viteve 1999- 2 mijë. Ata shpresojnë se një ditë Qeveria e Kosovës do tua ndërtojnë shtëpitë dhe ata të kthehen sërish në pronat e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …