Asfaltohet rruga që lidhë katër lagje në Banjë

Në fshatin Banjë të komunës së Malishevës, po asfaltohen afër 700 metra rrugë, e që lidhë katër lagje të këtij fshati. Kjo rrugë që është duke u asfaltuar, lidhë lagjet Shurdhaj, Elshani, Buzhala dhe Limaj, të cilat deri më tani e kanë pasur problem lidhjen mes vete me rrugë, ndonëse janë afër njëra tjetrës, por nga sot, përfundimisht është zgjidhur edhe ky problem. Asfaltimin e rrugës, e kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari, Hajdin Berisha, të cilët janë takuar edhe me kryesinë fshatit dhe banorët e lagjeve. Me këtë rast, banorët e kanë falënderuar komunën, për asfaltimin e rrugës dhe zgjidhjen e problemit të qarkullimit dhe lidhjes së lagjeve. “Këto investime janë në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore, që jemi duke realizuar në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe fatmirësisht, tanimë jemi duke investuar në rrugë brenda lagjeve apo që lidhin lagjet mes vete, si në këtë rast”, tha nënkryetari Berisha. “Realizimi i projekteve në infrastrukturën rrugore, janë pjesë e investimeve në projekte kapitale, kryesisht në infrastrukturë dhe ne si qeverisje komunale, jemi të përkushtuar që ti realizojmë të gjitha objektivat e parapara dhe të gjitha projektet e planifikuara”, tha Berisha, gjatë takimit me banorët e këtyre, dhe i ka uruar ata për rrugën e re, e cila luan rol të madh, në lidhjen rrugore mes katër lagjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …