Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës po vazhdojnë të maltretohen me pritje të gjatë në kufi. Madje në Merdare, për të hyrë në Kosovë atyre po u duhet të presin deri në mbi katër orë. Në dalje të Kosovës ata po presin deri në dy orë e gjysmë në këtë pikë kufitare, për shkak të kolonave deri në 600 metra të veturave që është krijuar aty. Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Për shkak të kolonave aty qytetarët po duhet të presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë. Edhe në Muçibabë ka fluks të madh të veturave, teksa mërgimtarët po duhet të presin deri në një orë. Në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …