Të shtunën në Gllogjan të Pejës u bë shugurimi i Kishës së re “Shën Ndou”, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Ai me këtë rast, veçoi dy kujtime që lidhen me kishën e fshatit Gllogjan. “Para se të filloj në atë zyrtare, kam dy fjale emocionale. Kur kam qenë fëmijë, kam ardhur të dajët e mi këtu në Jabllanicë, e kur është sëmur ndokush, kam ardhur me gjyshen time, Nënën Azë dëshmore, deri këtu në Kishë, ka qenë një motër e cila ka ofruar shërbime shëndetësore. Pra krejt populli i kësaj krahine, e ka pas një shpresë, se s’ka pas ku me u drejtuar, e kanë ardhur këtu pa dallim besimi… Një ngjarje tjetër që du me nda me ju, ka të bëjë me një dëshmorë, është Nika. Nika u vra në luftë, në mbrojtje të familjes së vet, truallit të vet, të identitetit të vet dhe në varrimin e tij, nderimin e fundit ia ka bë meshtari i kësaj kishe”, tha Haradinaj. Ai po ashtu u shpreh krenar me historinë e shqiptarëve, të cilët pa dallim feje e vendi, krenohen me Skënderbeun dhe Nënën Terezë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …