Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka reaguar pas vdekjes së tre personave në një aksident trafiku në Rahovec. IKSHP ka dhënë disa rekomandime se si duhet të veprohet për parandalimin e aksidenteve me fatalitet, të cilat kanë marr jetën e mbi 40 personave gjatë këtij viti. “Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …