Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar dëshmorin Tahir Sinani, ka thënë se ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave. “Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja. La gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë. Ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave. I përjetshëm kujtimi për ty, bashkëluftëtari im”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …