leoni

Kryetari Jashari viziton skuadrën e Drenicës gjatë fazës përgatitore

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka vizituar pasdite Klubin e Futbollit “Drenica”, e cila është duke i zhvilluar ushtrimet në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri të garave të Supërligës së Kosovës në futboll. Gjatë qëndrimit të tij në Banjë të Pejës, ku skuadra është duke i kryer ushtrimet, kryetari Jashari i ka inkurajuar lojtarët dhe shtabin teknik, të vazhdojnë përpara drejt suksesit, tani kur Komuna e Skenderajt ka premtuar përkrahje, jo vetëm për klubin e futbollit, por për të gjitha klubet e Skenderajt. Gjatë vizitës së kryetarit Jashari, është vërejtur disponim pozitiv tek të gjithë lojtarët dhe pjesa tjetër e shtabit teknik, duke kryer ushtrimet e parapara fizike dhe lojë kontrulluese.

Kontrolloni gjithashtu

Formohet Fondi për shpërblimin e raportimeve për ndotje të mjedisit

Me moton Raporto, shpërblehu, ndihmo mjedisin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  ka …