Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë sot në një konferencë për media se Kosova nuk është mirë të humbas asnjë ditë për të caktuar zgjedhjet e reja, pasi ka një vullnet politik nga të gjitha partitë politike. Gjithashtu ai ka njoftuar se nesër i ka ftuar në takim dy liderët e tjerë që ka bashkë-qeverisur deri me tani, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të Nisma-s, Fatmir Limaj. Haradinaj pas dorëzimit të kërkesës së tij për të interpretim të dorëheqjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, tha se kjo është bërë për të qartësuar pozitën e tij dhe me anë të kësaj nuk duhet që të zvarritet shpallja e datës për zgjedhje të reja. Për mos njoftimin e liderëve tjerë institucional për dorëheqjen e tij, ai tha se ka bërë njoftimin në vendin dhe kohën e duhur. Ndërkaq, për vendimin e tij për dorëheqje, kryeministri tha se nuk ka qenë kalkulim politik, siç po potencohet por është bërë për të forcuar pozitën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …