Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takime me kryesitë e degëve të PDK-së të Vushtrrisë e Gjakovës, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e procesit dhe mobilizimin e gjithanshëm për zgjedhjet nacionale, duke potencuar optimizmin e anëtarësisë së gjerë dhe strukturave të partisë. Ai ka potencuar se PDK, nëpërmjet procesit të brendshëm zgjedhor ka përzgjedhur organet e degëve dhe organet tjera të partisë, duke u fuqizuar më tutje për sfidat politike me të cilat po përballet vendi. Ai po ashtu, ritheksoi se PDK është e gatshme për zgjedhjet nacionale, si dhe do të ofrojë platformën më të mirë politike për qytetarët. Veseli ka theksuar se PDK si çdoherë është e gatshme të shtyjë tutje suksesshëm agjendat zhvillimore të vendit dhe agjendat integruese duke ofruar program dhe qeverisje shembullore, konform vlerave që synon vendi ynë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …