Kryetari Haliti priti në takim një grup mërgimtarësh nga Stublla

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim një grup mërgimtarësh stubllas, njëherit përfaqësues të Shoqatës “Stublla” në Zvicër. Ai më këtë rast i ka njoftuar me aktivitetet e komunës, gjegjësisht projektet që janë duke u realizuar në komunën e Vitisë, që kanë të bëjnë kryesisht me mirëqenien e qytetarëve. Përfaqësuesit e shoqatës “Stublla”, nga ana tjetër e njoftuan Halitin me aktivitetet e kësaj shoqate në diasporë, si dhe organizimet e ndryshme, që kanë për qëllim të mbështesin dhe përkrahin iniciativat që vijnë nga vendlindja e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …