Krahas dukurisë së emigrimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve evropiane, por edhe më gjerë, një dukuri tjetër është edhe migrimi i brendshëm, që kryesisht ka si destinim braktisjen e zonave rurale dhe për një jetë të re në viset urbane. Mos puna dhe arsimimi, shihen ndër arsyet kryesore pse njerëzit preferojnë t’i braktisin fshatrat për të jetuar në qytete. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm në vitin e kaluar, janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën, kryesisht nga viset rurale në ato urbane.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …