273 shtëpi të reja për familjet në nevojë

Në kuadër të projektit të MPMS-së që përfshin ndërtimin e 273 shtëpive, në më shumë se 20 komuna brenda Republikës së Kosovës, u vu gurëthemeli për ndërtimin e shtëpive edhe për komunitetin pakicë në regjionin e Pejës, ku do të përfitojnë 30 familje. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, me këtë rast ka thënë se, është ky projekt që gëzon familjet e këtij komuniteti në Kosovë, që tu japim përgjigje brengave dhe halleve të tyre, që të kenë familjet e sigurta me kulm mbi kokë. Pak ditë më parë janë vërë gurëthemelet e ndërtimit të shtëpive në Lipjan dhe do vazhdojmë edhe në komunat tjera dhe ky është sinjali më i mirë që Republika e Kosovës, përkatësisht Qeveria do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve në nevojë, ka thënë ndër të tjera ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …