AAK do të garojë e vetme në zgjedhje por pa i përjashtuar bashkëpunimet me partitë që kanë orientime politike të njëjta

AAK do të garojë e vetme në zgjedhje por pa i përjashtuar bashkëpunimet me partitë që kanë orientime politike të njëjta

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur të hënën mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë nën kryesimin e kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e degëve. Në mbledhje u diskutua për zhvillimet politike në vend si dhe caktuan shtabin zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur besimin e plotë që kjo gjendje do të tejkalohet duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi si dhe nuk do të ketë vakum institucional. Forumet e partisë shprehen vullnetin e madh që AAK-ja të garojë e vetme në këto zgjedhje por duke mos përjashtuar bashkëpunimet me partitë që kanë orientime politike të njëjta. Këshilli Drejtues në takim votoi për emërimin e Albena Reshitaj nënkryetare të AAK-së si dhe të Bajram Hasanit anëtar i kryesisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …