Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë të përgjithshme me qëllim të parandalimit të lidhjes së kontratës së re me “Z-mobile”, teksa ata po paralajmërojnë edhe padi ndaj kësaj kompanie. E kontrata në mes të Z-Mobile dhe Telekomit të Kosovë ka validitet vetëm edhe sot, 30 korrik 2019, ndërsa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për shkëputjen e kësaj kontrate, përveç një deklarimi publik që udhëheqësit e Telekomit e bënë ditë më parë. Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj thekson se punëtorët e Telekomit në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë lidhjen e një kontrate të re me Z-Mobile por dhe paralajmëron edhe ashpërsim të veprimeve të tyre sindikale. Për dëmet e shkaktuara Telekomit Balaj thotë se do ngrisin padi ndaj Z-Mobile, madje nëse është nevoja thotë se do padisin edhe menaxhmentin e Telekomit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …