leoni

Marrëveshja Kosovë Zvicër hyn në fuqi më 1 shtator 2019

Marrëveshja Kosovë Zvicër hyn në fuqi më 1 shtator 2019

Siç është pritur Enti federal për Sigurime Shoqërore (BSV) sot ka konfirmuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër Kosovë duke filluar nga 1 shtator 2019.Duke filluar nga kjo datë të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët kanë punuar në Zvicër dhe nuk i kanë tërhequr kontributet e Sigurimit të pleqërisë AHV/AVS,  në mungesë të marrëveshjes deri tani nuk kanë pasë të drejtë në pensione, mund të parashtrojnë kërkesën për përfitime të pensionit të pleqërisë, të trashëgimtarëve dhe të pensioneve të Invaliditetit pavarësisht vendbanimit të tyre. Pensionet nga kjo datë paguhen edhe në rast të vendbanimit jashtë Zvicrës. Nga 1 shtator 2019  përfundon definitivisht diskriminimi gati dhjetëvjeçar i shtetasve të Kosovës në raport me përfitimet.

Por kjo vlen vetëm për përfitimet nga kjo datë pasi që marrëveshja nuk parasheh përfitime retroaktive (nga 1 prill 2010 deri në 31 gusht 2019). Sfidë e madhe do të jetë në vazhdim padyshim kërkesa e arsyeshme për zgjidhje të çështjes rreth përfitimet retroaktive. Për pyetje më të hollësishme rreth aplikimit dhe mundësisë së përfitimit edhe në gjuhën shqipe mund të klikoni faqen e Entit Federal për Sigurime Shoqërore në vijim. Përgjigje në shumë pyetje mund të gjeni edhe në shkrimet e mia të mëhershme për këtë çështje të publikuara në faqen time të FB dhe mediave tjera.

Ju falënderojmë të gjithëve që kishin mundësinë dhe dhanë kontributin e tyre që më në fund të arrihet synimi për trajtimin e barabartë të shtetasve të Kosovës në raport me përfitimet.

Me Respekt

Ruzhdi Ibrahimi

Osman Osmani

Hilmi Gashi

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …