leoni

RKL: Intervistë me Sala Rexhepin, bijë e dëshmorit të kombit, Rexhep Rexhepi

RKL: Intervistë me Sala Rexhepin, bijë e dëshmorit të kombit, Rexhep Rexhepi

RKL: Mirë se vini në valët e Radios Kosova e Lirë, Salë e nderuar, bijë e dëshmorit të kombit Rexhep Rexhepi

Sala Rexhep Rexhepi: Mirë se ju gjej, faleminderit shumë për intervistën tuaj, po ndihem mirë qe jap intervistë për Radion, e cila ishte zë i fuqishëm në luftën çlirimtare dhe ibashkimit të trojeve shqiptare. Gjithashtu për mua është nder dhe krenari të jem vajza e Dëshmorit,  Rexhep Rexhepi.

RKL: Babi Juaj ishte djali i një kundërshtari të përbetuar i regjimit  Titist, dhe familja e Juaj gjithnjë ka qenë në shënjestër të armikut,  sa ka qenë e vështirë fëmijëria e Juaj, çka ju kujtohet nga aktiviteti  patriotik i babit Tuaj?

Sala Rexhep Rexhepi: Po është e vërtetë se babai im Rexhepi ishte djali i Ajet Rexhepit – Çirezit qe ishte njëri nder kundërshtuesit të regjimit komunist -Titist, ai ishte bashkëluftëtarë i Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradicës, ka qenë komandant i Gardës Kombëtare dhe kishte luftuar deri në përfundimin e kësaj lufte. Prandaj edhe familja e jonë ishte bërë cak i përndjekjeve të regjimeve pasi që asnjëherë nuk kemi pushuar se vepruari për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e trojeve tona. Në kemi pasur problem edhe për shkollim pasi që edhe babai im ishte përjashtuar nga shkolla që në fëmijëri vetëm pse ishte djali i Ajet Rexhepit – Çirezit. Pastaj ai është detyruar që të marr rrugën e kurbetit dhe kishte punuar punë të rënda vetëm që të na sigurojë mbijetesën tonë pasi ishim një familje e madhe.   Por edhe pse ishte në kurbet babai nuk u ndal asnjëherë se vepruari duke ndërmarrë shumë aktivitete për çlirimin e Kosovës. Prandaj më kujtohet edhe kur në Janar të vitit 1992 kishte përcjell një grup ushtarësh për në Shqipëri, ajo që më mbetet në kokë është pikërisht kthimi nga Shqipëria pasi që ishte kohë e ftohtë dhe i kishin rënë pothuajse të gjithë thonjtë e këmbëve nga të ftohtit.  Pastaj më kujtohen edhe rastet kur bënte roje dhe kur ishte shumë aktivë në ndihmën që u jepte Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pastaj edhe rritjen e numrit të ushtarëve të UÇK- së.

RKL: Babi i Juaj ishte në moshë kur ra dëshmor dhe ishte humbje  për UÇK-në, por edhe për  familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Sala Rexhep Rexhepi: Më të vërtetë ka qenë një humbje e madhe për familjen por gjithashtu në atë kohë mungesa e tij ka qenë e madhe edhe në luftën për Çlirimin e Kosovës. Ndërsa familja e jonë ka kontakte më shokët e babait, ata vinë dhe na nderojnë familjen tonë e po ashtu bëjnë nderime edhe të varri i babait dhe të kompleksi memorial.

RKL: Cilët kanë qenë bashkëluftëtarët e tij në fillimet e luftës, me  cilët ka zhvilluar më shumë aktivitet luftarak?

Sala Rexhep Rexhepi: Ka pasur shumë shokë dhe sado që mundohem të i përmendi jam e vetëdijshme se do të harroj ndonjë nga ta dhe paraprakisht kërkojë ndjesë nëse e harrojë ndonjë shokë të tij.

Ka pasur kontakte më Familjen Jashari, por i pandashëm ka qenë më djalin e vëllait, Beqir Rexhepi dhe Zeqir Rexhepi, Rasim Kiçina, Xhemë Kodra, Beqir Meha, Musa Jashari, Isa Ferati, Skënder Gjeli, e shumë të tjerë.

RKL: Na tregoni për familjen, shkollimin, studimet Tuaja, rrethin ku jetoni?

Sala Rexhep Rexhepi:   Unë jam e martuar kam një djalë, për shkak të shumë rrethanave nuk e kam vazhduar shkollimin, e kam ndërprerë para lufte dhe më nuk kam vazhduar.

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga  institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Sala Rexhep Rexhepi:   Familja e jonë e gëzon pensionin e familjeve të Dëshmorëve, ndërsa përkrahje tjetër nuk kemi pasur, edhe pse e vlerësojë edhe lehtësimit që i janë bërë fëmijëve të Dëshmorëve që kanë vazhduar shkollimin.

RKL: Dëshmorët Jetën, luftën e rënien e bënë bashkë, por fatkeqësisht  tani për interesa personale edhe po i ndajnë, a mendoni se, Ju  familjet e dëshmorëve duhet të reagoni për raste të tilla?

Sala Rexhep Rexhepi:   Besoj se ashtu siç ishin të bashkuar Dëshmorët në luftën për Çlirimin e Kosovës po ashtu edhe në sot duhet të jemi të bashkuar, ata nuk kanë luftuar e as nuk kanë rënë për asnjë parti politike edhe pse tani është e drejtë e çdo familje të Dëshmorëve të jenë aty ku mendon se mund të jep kontributin e saj për forcimin e shtetit që më aq mund e sakrificë e ndërtuam.

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Sala Rexhep Rexhepi:   Unë besoj që çdo herë ka mundësi për të bërë edhe më shumë, edhe apelojë të të gjithë që të japim maksimumin që të forcojmë shtetin dhe të bëjmë shtet ligjorë.

RKL: A ruani diçka të veçantë nga babai, ndonjë relikt, letër apo shkrim të Tij?

Sala Rexhep Rexhepi:   Kam pasur shumë kujtime, por për fat të keq me djegien e shtëpisë na janë shkatërruar të gjitha ato  që kanë qenë të babait tim. Ruaj disa gjëra personale të tij dhe më aq krenari e kujtojë edhe përmes atyre gjërave që kanë qenë të babait.

RKL: E nderuara Sala, faleminderit për kohën që ndatë me ne për realizimin e kësaj interviste. Ne të urojmë shëndet e gjithë të mirat në jetë.

Më shumë respekt Sala Rexhepi, bija e Dëshmorit Rexhep Rexhepi

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …