Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Albin Kurti thotë se shteti i Kosovës po i trajton në mënyrë të diferencuar arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morinës nga policia maqedonase me urdhërarrest të Serbisë. Kurti thotë se shteti i Kosovës po i trajton në mënyrë të diferencuar arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së. Sipas tij, për dikë bëhet shumë zhurmë, ndërsa për rastin e Morinës nuk ka ende reagim shtetëror.

“Këto ditë, gjatë një udhëtimi pune jashtë vendit, mora vesh nga mediet se është ndaluar në Maqedoni të Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Tomorr Morina. Ndalimi i tij ka ardhur si pasojë e fletarrestit të lëshuar nga Serbia, kundër luftëtarëve tanë çlirimtarë. Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arrestuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite burg me fletarreste nga Serbia, e për shumë prej të cilëve qytetarët tanë kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga burgu, ama pushtetarët ndërkohë kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje. Karshi fletarresteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për ekstradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …