Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut merr vendim që ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morinën të mos e ekstradohet në Serbi

Këshilli i Gjykatës Penale për krime, në Shkup, ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi të Tomor Morinës, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i arrestuar të mërkurën nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Lajmi është bërë i ditur për Radion Evropa e Lirë nga avokati,  Naser Raufi, sipas të cilit, gjykata ka refuzuar vendimin me arsyetimin se “bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili në rast të lirimit mund të arratiset”. Raufi shpreson në epilog pozitiv në procedimin e mëtejmë lidhur me këtë rast. “Tani presim nga Beogradi të paraqes përmes Interpolit provat që pretendon se posedon lidhur me kërkesën për ekstradim.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Kuvendi vazhdon të tallet, jo vetëm me veten, por edhe me qytetarët

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka kritikuar mos efikasitetin e seancave të Kuvendit për …