Shtatorja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, është finalizuar. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. “Tashmë po jetësohet në bronz, kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari, së bashku me vëllanë Hamzën dhe babanë Shabanin, që do të vendosen në Nëntorin e Flamurit në qytetin e Drenasit. Mirënjohje e veçantë për këtë iniciativë të kryetarit, Ramiz Lladrovci. Dhe një falënderim për skulptorët Ylber Krasniqi dhe Sabri Behramaj, që realizuan shtatoret në bronz”, ka shkruar ai.
