Dëgjimet e radhës janë mbajtur në Polac dhe Çirez

 

Ka vazhduar cikli i dëgjimeve buxhetore nëpër fshatrat e komunës së Skenderajt, derisa dita e dytë e këtij aktiviteti ka filluar në Bashkësinë Lokale të Polacit, ku kanë marrë pjesë kryetari Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtorët e Komunës. Në këtë dëgjim, kryetari Jashari fillimisht i ka njoftuar banorët dhe përfaqësuesit e lagjeve për projektet që aktualisht janë duke u realizuar si dhe ato të tjerat që do të nisin sivjet. Kryetari Jashari ka përmendur ndërtimin e shkollës së re në Polac, punët finale të ujësjellësit, renovimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërtimin e segmenteve rrugore dhe projekte të tjera që financohen nga buxheti komunal dhe ministritë përkatëse. Pas Polacit, dëgjimi i radhës është mbajtur në Bashkësinë Lokale të Çirezit, ku në takim me përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave, kryetari Jashari i njoftoi me projektetet që do të nisin sivjet, siç janë rrugët, shkolla e re e Çirezit e cila do të jetë e gatshme në shtator, do të fillojë edhe renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, dhe bashkërisht do të jemi dëshmitarë të investime tjera në këtë anë të Qyqavicës ka thënë kyetari Jashari. Sikur në çdo dëgjim tjetër buxhetor, kryetari Jashari ka kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues me Komunën sa u përket realizimit të projekteve kapitale, duke theksuar gjithashtu nevojën që edhe banorët t’i mbikëqyrin punimet e realizimit të projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …