Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim Komandantin e Grupit shumëkombësh Perendim të KFOR dhe të kontingjentit Italian në Kosovë, kolonel Daniele Pisani, bashkë me përfaqesuës të tjerë të KFOR-it italian. Në takim kryetari Kuçi i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it për zhvillimet aktuale në Komunën e Junikut, gjithashtu edhe për prioritetet të cilat i ka komuna në ngritjen e mirëqënies së qytetarëve.
Temë diskutimi ishte edhe çështja e sigurisë në vend e cila përgjithsisht u vlerësua si e qetë, sidomos në Komunën e Junikut, por megjithatë palët u zotuan në ruajtje dhe kultivim të bashkëpunimit të ndërsjelltë me qëllim të ruajtjes së klimës së mirë për jetesë dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.