Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka nxjerr dekret me të cilin miratohet dukja e uniformave të reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës. FSK do të ndryshojë uniformen e kamuflazhit, uniformen e punës për meshkuj, për femra, për atashe, të kadetëve, pilotëve, uniformen solemne, të togut të nderit, bendit muzikor, togut ceremonial dhe uniformen për ballo. Bartja e uniformave nga pjesëtarët e FSK-së bëhet në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes. Dekreti ka hyrë në fuqi të martën, me 30 korrik dhe i njëjti u është përcjellë ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …