leoni

Limaj

Fatmir Limaj: Pozita nuk po e kupton se në çfarë situate është vendi

Thirrjen për protestën e nesërme  e bëri edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili konsideroi se pozita nuk po e kupton se në çfarë situate është vendi, duke shtuar se ata janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për t’i realizuar objektivat e tyre. Ndërsa, pak para kësaj konference protestuesve që po qëndrojnë në tendat e ngritura në sheshet e kryeqyteti, iu drejtuan deputetët e opozitës, Albin Kurti, Time Kadriaj dhe Zafir Berisha. Kurti, nga këtu bëri thirrje që qytetarët të bashkohen sa më shumë dhe të flenë në këto tenda, në mënyrë që të kundërshtohet më shumë zgjedhja e Thaçit president. Derisa bëri thirrje për bashkëngjitje në protestë, Kurti me ironi përmendi disa elemente që sipas tij janë pjesë përbërëse të biografisë së Hashim Thaçit. Ai gjithashtu, shtoi se kryeministri të vendit Isa Mustafës nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç anëtarësimit në PDK.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …